Finalja e femrave në “Rolan Garos” është si një “Ballo me maska”!

Imagjinoni gjysmëfinale kur ishin tre lojtare të parenditura, pra që nuk ishin fare koka serie në fillim të turneut të Parisit. Jo vetëm kaq, por që të katër gjysmëfinalistet në “Rolan Garos” e kishin për herë të parë që arrinin deri aty, pra po flasim për një Grand Slem tepër të veçantë. Është hera e dytë që ndodh në epokën “e Hapur” (Open), dhe e para herë që nga Australian Open 1978. Finalistet janë çekja Barbora Krejçikova dhe rusja Anastasia Pavliuçenkova. E vetmja teniste që kishte një renditje “për të qenë” përpara Parisit ishte grekja Maria Sakari, e 17-ta në botë.

Krejçikova mundi pikërisht Sakarin në një gjysmëfinale tepër të vështirë, që e fitoi 2-1 me sete (7-5, 4-6, 9-7), duke shpëtuar edhe një pikë për mbylljen e ndeshjes, por edhe duke u dëmtuar nga gjykimi. “Gjithmonë kam dashur të luaj ndeshje të tilla, është e pabesueshme gjithë kjo që ka ndodhur”, – tha Krejçikova (në foto). Pavliuçenkova mundi 2-0 tenisten nga Sllovenia, Tamara Zidanshek me shifrat 7-5, 6-3. “E doja kaq shumë këtë gjë, saqë tani jam si e mpirë, – tha rusja, – tenisi është tepër i vështirë në aspektin psikologjik. Kjo është gjëja më e vështirë”.

Sfidanti.al