Milan-Boban, tani përplasjet spostohen në gjykatë

Milani dhe Zvonimir Boban janë në luftë të plotë. Kroati, ish Shefi I Futbollit te klubi kuqezi këmbëngul se ka vepruar sipas rregullave kontraktuale të vendosura dhe se intervista e dhënë për ‘La Gazzetta Dello Sport’ hyn te veprimet e tij facultative. Kështu që ai vendosi që të cojë klubin milanez në gjyq për zgjidhjen e kontratës me efekt të menjëhershëm nga ana e Milanit.

Ndërkaq, Ivan Gazidis në ndeshjen e së dielës me Milanin ishte I vetëm në stadium, pasi Drejtori Teknik Ricky Massara dhe ai Sportiv, Paolo Maldini nuk ishin të pranishëm në shkallët e impiantit. Të dy këto personalitete do të qëndrojnë në postet respektive deri në fund të sezonit, më pas do të largohen.

Kjo do të thotë se për Gazidis do të lindë detyra për të gjetur menaxherë të rinj për t’I besuar drejtimin e sektorit sportiv ose do të shtojë kompetencat e trajnerit Rangnick për zgjedhjet në merkaton e transferimeve edhe pse gjermani përgënjeshtron kontaktet me kuqezinjtë.

Sfidanti.al