48 orë pas hyrjes në një burg të Asuncion në Paraguay, shfaqet imazhi I parë I Ronaldinhos si I dënuar. Hernan Rodriguez, gazetari paraguajan I ‘Unicanal’ ishte ai që publikoi fotografinë e parë të legjendës së futbollit botëror teksa vuan këtë dënim të dhënë pasi hyri në Paraguaj me pasaportë false
Ronaldinho dhe vëllai I tij Roberto De Assis u transportuan në burg pas vendimit të një gjykatëseje të Pallatit të Drejtësisë. Ata janë në ‘Cuadrilátero’, një sektor që është në katet e lartë të ndërtesës kryesore ku ndodhen edhe policë në proces gjyqësor, politikanë që janë duke u proceduar për korrupsion e narkotrafikantë
Gjykatësja që dënoi Ronaldinhon dhe vëllain e tij që mund të qëndrojnë të burgosur deri në 6 muaj, Clara Ruiz Diaz theksoi se e mori vendimin e saj pasi ekzistonte rreziku I largimit të ish futbollisti nga vendi gjatë procesit të hetimit.
Sfidanti.al