Frikë te PSG; Mbappe nuk stërvitet 2 ditë para ndeshjes me Dortmund

Nuk ndalen lajmet e këqija për Paris Saint Germainin. Pas pezullimit të sfidës me strasburgut dhe konfirmimit të zhvillimit të asaj me Dortmundin me dyer të mbyllura, tani është Kylan Mbappe që bën me dhimbje koke trajnerin Tuchel dhe stafin e tij teknik. Sulmuesi nuk u stërvit me skuadrës pasi ndjente dhimbje dhe kjo ndodh 2 ditë para sfidës me gjermanët në Ligën e Kampioneve

Sipas asaj që publikohet te ‘Le Parisien’ Paris Saint Germain nuk e konfirmon plotësisht praninë e sulmuesit të përfaqësueses franceze në këtë sfidë të rëndësishme me Dortmundin ku në lojë është kalimi në cerekfinale të Championsit.

Por pavarësisht kësaj, nga klubi parizien u bënë përpjekjet për të qetësuar tifozët dhe mendohet se Mbappe do të jetë në stërvitjen e radhës, por do të jetë ai që do të marrë vendimin final. Nëse ai do të mungojë ndaj Borussias, do të jetë një goditje e fortë për Paris Saint Germain që në këtë përballje nuk do të ketë as Verrattin e as Meunier.

Sfidanti.al