Boksieri amerikan, që ndoshta mund të quhet “ish”, ka shprehur një dëshirë të qartë për të blerë aksionet e klubit të shquar anglez. Flojd Mejuedhër i Riu ka thënë fjalë të një admirimi të madh për Njukasëllin duke deklaruar se “ai është një klub i madh, dhe nëse njerëzit duan që unë ta blej, le të ma thonë”. Kampioni i madh i peshave të lehta të boksit profesionist, pa asnjë humbje në mbi 50 ndeshje në karierë, njihet si njeri që pëlqen të marrë para, dhe që pëlqen të mburret e të deklamojë sesa shumë para që fiton, dhe sesa jetë luksoze bën.
Në këtë rast, ai qenka gati të shpenzoka qindra milionë dollarë amerikanë për të marrë aksionet e një klubi vërtet me histori në Angli, themeluar në 1892, katër herë kampion dhe 6 herë fitues i Kupës, si dhe fitues i Kupës së Qyteteve Panaire (më pas Kupa UEFA) në 1969.
Sfidanti.al