Rendimenti I jashtëzakonshëm I Liverpoolit I ka dhënë një goditje Manchester Cityt të Pep Guardiolës. Kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje për të zhvilluar në Premier League, trajneri katalanas ka vendosur një rekord të ri përsa I përket humbjeve në një kampionat me 7 humbje, duke kaluar atë me 6 disfata në sezonin 2016/17, I pari për të në futbollin anglez
Për më tepër Guardiola gjithnjë ka spikatur si një trajner specialist për fitimin e Ligave. Ky aktual është sezoni I 11 I Guardiolës në futbollin elitar dhe bilanci I tij përsa u përket titujve të fituar është praktikisht I pakalueshëm. 49 vjecari ka fituar 8 herë titullin; 3 me Bayernin, 3 me Barcelonën dhe 2 me Manchester City. Këtë vit vetëm një mrekulli do të bëjë të ai t’ia rrëmbejë suksesin Liverpoolit, kështu që I mbetet për të parë nëse do të kalojë pikët e grumbulluara në sezonin 2016/17.
Deri në këtë moment, rekordi I Guardiolës është ai I 100 pikëve në Premier League në sezonin 2017/18. Statistika fantastike janë edhe 99 pikët me Barcelonën në sezonin e dytë me këtë skuadër apo 98 pikët e vitit të kaluar. Në vetëm 2 raste nga 10 në total, Guardiola e ka mbyllur sezinin me më pak se 80 pikë; në 2014-15 ku u shpall kampion dhe 2016/17 kur u rendit në vendin e tretë.
Nësë në Angli është dicka e zakonshme që t’I jepet prioritet titullit në Premier League, Manchester City sheh Champions League si opsionin e vetëm për të konsideruar të mirë këtë sezion. Deri në këtë moment Manchester City ka siguruar Kupën e Ligës që konsiderohet si një sukses që shpëon sezonin.
Për më tepër dënimi I UEFA e detyron skuadrën që të japë më të mirën e saj për të arritur objektivin dhe ky sezon shihet si mundësia e vetme për të triumfuar në Evropë. Në 1/8 e vfinaleve Manchester City ka përballë Realin e Madridit ndaj të cilit shfaqi versionin më të mirë dhe kjo ndodhi pikërisht në ndeshjen e Bernabeut, prova e konfirmimit do të jetë sfida e 17 marsit në Etihad
Guardiola është vazhdueshmëri cdo fundjavë. Në Spanjë e drejtoi Barcelonën në 152 ndeshje dhe në vetëm 11 prej tyre ndjeu shijen e humbjes, regjistroi një bilanc me 116 fitore e 25 barazime. Në Bundesligë statistikat janë akoma më të mira; 82 fitore, 11 barazime dhe 9 humbje. Ndërsa në Premier League gjerat nuk kanë qenë shumë të lehta me 105 fitore, 18 barazime dhe 19 humbje. Por jo vetëm kaq, vetëm këtë sezon ai aspiron t’iu afrohet shifrave negative në La Liga dhe Bundesligë
Sfidanti.al