Beteja sportive nuk mund të kufizohej vetëm në institucionet e topkëmbës dhe as vetëm në trupat disiplinorë të UEFA-s apo të Federatave të ndryshme. Klubet kryesorë rebelë të Superligës Europiane, si Reali i Madridit, Juventusi e Barcelona, kanë ndërmend të shkojnë në gjykatat civile europiane për t’u mbrojtur nga ndonjë dënim i pritshëm nga UEFA, pra ndonjë përjashtim nga Championsi, heqje pikësh apo gjobë. Lajmet janë që UEFA synon t’i përjashtojë ata për 2 vjet, por një gjykatës në Spanjë që tani e ka marrë një vendim për t’i mbrojtur. Gjykatësi spanjoll e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Strasburgut, niveli më i lartë juridik në Bashkimin Europian. Avokatët e klubeve thonë se UEFA do të bënte budallallëk nëse do të vazhdonte me kërcënimet apo do të merrte ndonjë vendim për përjashtim.
Sfidanti.al