Agjenti i Lautaro Martinez: Rinovimi pezull, varet nga e ardhmja e klubit

Lautaro Martinez disa ditë më parë u shfaq i qetë për rinovimin e kontratës me Interin duke deklaruar se dëshiron që të qëndrojë te zikaltrit. Por agjenti i  tij, Alejandro Camano frenohet në këtë pikë.

‘A do të qëndrojë Lautaro? Nuk mund të premtoj asgjë tani për tani, është e kotë të bësh parashikime-tha Alejandro Camano për të përditshmen italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’-rinovimi ka mbetur pezull, presim të kuptojmë se cila do të jetë e ardhmja e klubit dhe do të takohemi me drejtuesit e klubit në fund të kampionatit. Interi mbetet një prioritet’.

Agjenti i Lautaros theksoi se futbollisti është I lumtur te Interi, por gjendja financiare e klubit nuk lejon që të bëhen parashikime. Ai shtoi se ai dhe Lautaro nuk kanë nisur bisedime me skuadra të tjera dhe se sulmuesi ka edhe 2 vjet kontratë me klubin milanez kështu që nuk mbetet gjë tjetër për ta vecse të presin.

Sfidanti.al