Stiv Nesh: Nikola Jokiç është lojtari më i mirë i sezonit në NBA

Nuk e ka lojtarin e tij, por gjithsesi, e vlerëson jashtë mase. Një ish-yll i madh i NBA-së si Stiv Nesh ka mendim të shkëlqyer për europianin dhe ballkanasi, Nikola Jokiç, duke e vendosur këtë sezon mbi Lebron Xhejmsin, Rasëll Uestbrukun, Xhejms Hardenin, Janis Antetokumbon apo Zhoel Embijdin. “Për mua Jokiç është padyshim lojtari më i mirë i sezonit (MVP), – tha Nesh, trajner i Bruklinit, pas fitores 125-119 në fushën e Denverit, – ai luan një basketboll të nivelit shumë të lartë nga tabela në tabelë, është shumë i talentuar dhe i shkathët pavarësisht shtatlartësisë. Denveri ka humbur Xhamal Marrejn dhe niveli i skuadrës nuk ka rënë aspak. Kjo tregon se çfarë ndikimi ka Jokiç”. Basketbollisti qendër nga Serbia është padyshim ndër më të mirët, diçka që e kanë vlerësuar edhe shumë analistë të tjerë amerikanë të NBA-së.

Sfidanti.al