“Heretikët” nuk janë pa “atdhe”, një gjykatë në Madrid i vendos në mbrojtje!

E përditshmja katalanase, “El Mundo Deportivo” njofton se në kryeqytetin e Spanjës ka një vendim juridik në favor të 12 klubeve që po krijojnë Superligën Europiane. Një Gjykatë ka shpallur këtë vendim për të ndaluar UEFA-n, FIFA-n dhe çdo institucion tjetër sportiv që të ndërmarrë sanksione ndaj “rebelëve”. Kjo që informon gazeta katalanase pritet që të ndodhë edhe me gjykata në Barcelonë, padyshim në Londër e Milano, ndërsa pritet që të veprohet edhe në vende të tjera. Nëse Berlini dhe Parisi nuk do të dëgjojnë, me gjasë organizatorët e Superligës mund t’i hapin dyert klubeve të tillë si Ajaksit, Benfikës, Portos apo edhe ndonjë klubi rus si Zeniti i Shën Peterburgut për të plotësuar vendet që mund të mbeten bosh.

Sfidanti.al