Liverpul në ‘luftë’ me New Balance; sponsori e hedh në gjyq

Raportet mes Liverpulit dhe kompanisë sponsorizuese ‘New Balance’ përfundon në gjykatë. Marrëveshja mes dy palëve që është në fuqi që nga viti 2011, përfundon në vitin 2020, por gjatë kësaj kohe Liverpuli ka marrë një ofertë shumë tundues nga Nike që do të zëvendësonte kontratën aktuale.

Por ‘New Balance’ thekson se sipas kontratës që ka me Liverpulin, ajo rinovohet në mënyrë automatike nëse kompania aktuale e sponsorizimit të klubit barazon ofertën tjetër të marrë nga klubi dhe pikërisht kjo është cështja në fjalë. ‘Kemi barazuar ofertën e Nike-është shpjegimi I sponsorit aktual teknik të Liverpoolit në një komunikatë-kështu që kemi besim në vazhdimësinë e raportit tonë me Liverpulin në aspektin e sponsorizimit. Klubi ka përfshirë disa elementë të akordit dhe për këtë I jemi drejtuar Gjykatës, për të qartësuar gjërat’.

Drejtuesit e Liverpulit nuk kanë dashur të bëjnë komente në lidhje me këtë histori. Klubi I The Reds, përfiton nga kontrata aktuale me ‘New Balance’  45 milionë Paund(rreth 51 milionë Euro) në vit.

Sfidanti.al