Pasi zgjidhi kontratën me Nike që skadonte në vitin 2024, Roma bëri të ditur nënshkrimin e një akordi me New Balance që do të jetë furnizuesi zyrtar me uniforma sportive për klubin verdhekuq duke nisur nga sezoni 2021/22. Marka sportive do të dizenjojë dhe do të prodhojë të gjitha uniformat teknike dhe veshjet për stërvitje.
