Liverpuli rinovon me ‘New Balance’, përfiton 75 milionë Paund në vit

Liverpuli do të arkëtojë më shumë të ardhura nga ‘New Balance’. Skuadra angelze rinovoi kontratën e sponsorizimit me kompaninë amerikane të veshjeve dhe aksesorëve sportivë duke siguruar një përcfitim prej 75 milionë Paund. ‘Daily Mail’ thekson se ‘The Reds’ prej 3 vitesh pasuronin arkat e tyre me 40 milionë Paund nga kjo kompani që gjatë kësaj periudhe regjistroi rritje të ndjeshme të shitjeve kjo edhe falë sukseseve të arritura nga Liverpuli.

Kjo bindi drejtuesit e ‘New Balance’ të vendosnin që të rrisnin kontributin e tyre në sponsorizimin e Liverpulit me 30 milionë Paund të tjerë duke bërë që The Reds të kalojnë Mancester Junajtit në përfitimet e tij në kontratën që ka nënshkruar me Adidas.

Ndërkaq,  sipas ‘The Football 50’, Liverpuli është një prej skuadrave me markën më te fortë në botë në fushëen e marketingut dhe më mirë se ky klub në këtë pikë kanë bërë vetëm Barcelona, Real Madrid, Bajerni i Mynihut dhe Mancester Junajtid. Të dhënat pozitive për Liverpulin nuk frenohen këtu, në të vërtetë Liverpuli rezulton skuadra më e ndjekur e sezonit të kaluar me 880 milionë spektatorë në të gjitha kompeticionet.

sfidanti.al