Sa poshtë ka rënë Baloteli, tani mezi kushton 3 milionë euro!

Patrik Viera para disa ditësh deklaroi se ai nuk do të mbështetej te shërbimet e Mario Baloteli, i cili që këtë dimër mund të largohet nga Nica franceze.
Në fakt, “super Mario” donte që të largohej nga Nica që verën e kaluar që ta vazhdonte karrierën e tij në ndonjë klub më të madh, por në fund ndërroi mendim dhe qëndroi në klubin e mësipërm francez. Por jo shumë gjatë, sepse Viera ua ndezi “dritën jeshile” krerëve të klubit që ata ta shisnin Balotelin, duke qenë se për të nuk kishte më vend në ekip.
Por, sidoqoftë, ajo që të habitë më shumë, është çmimi që ka përcaktuar Nica për këtë futbollist italian dhe i cili tani është vetëm tre milionë euro! Vetëm ta mendosh se dikur “super Mario” kushtonte mbi 40 milionë euro!
Sfidanti.al