Askush nuk është si Ibrahimovic, suedezi urim kontrovers për Krishtlindje

Kur përmendet emri i Zlatan Ibrahimovic është e paevitueshme të mendohet një futbollist me personalitet sa të fortë aq edhe kontrovers. Sulmuesi i LA Galaxy e tregoi këtë aspekt të karakterit të tij edhe në këtë periudhë festash të fundvitit. ndërsa të gjithë futbollistët e sportistët e disiplinave të tjera ‘bombarduan’ rrjetet socialet me urimet e tyre të përzemërta duke publikuar foto të familjeve të tyre në ambiente festive, Zlatan Ibrahimovic gjen një tjetër mënyrë që i tejkalon normat e mirësjelljes.

Dhe si e bëri këtë? duke publikuar një foto që me shumë mundësi do të jetë mesazhi që do të jetë më viral në këto ditë festimesh. Në foto është një babagjysh i gjithi i kuq që tregon gishtin e mesit, një imazh ky që zakonuisht nuk shihet në periudhën e Krishtlindjes, por Zlatan është në gjendje që të bëjë edhe këtë.

Pavarësisht gjithckaje, mesazhi kontrovers i Ibrës u bë shumë popullor në rrjetet sociale. Kështu në Twitter  u regjistruan 3 milionë retweet, ndërsa në Instagram u shënuan 15 milionë pëlqime.

sfidanti.al