Nuk i dha Topin e Artë; France Football vlerëson Mbapenë si francezin më të mirë

Topin e Artë të France Football e fitoi Luka Modric, por në Francë më i miri ishte Kilian Mbape. Revista prestigjioze franceze që i rezervoi sulmuesit të Paris Sën Zhermenit cmimin e Lojtarit të Ri më të mirë në ceremoninë e 3 dhjetorit, e vlerësoi këtë radhë 20 vjecarin duke e shpallur si lojtarin më të mirë francez për vitin 2018. Mbape la pas  në këtë vlerësim sulmuesin e Atletico Madrid, Antuan Grizman që ishte në podiumin e Topit të Artë.

Viti 2018 ishte magjik për Mbape që me Francën u shpall kampione e botës, mndërkohë që triumfoi edhe në Ligue 1 duke fituar titullin së bashku me Kupën e Francës dhe atë të Ligës. Në këtë vit statistikat rezultuan fantastike për mbappe që vetëm para 5 ditësh festoi 20 vjetorin e tij të lindjes me 34 gola të shënuar; 25 me fanelën e Paris Sën Zhermenit dhe 9 me atë të përfaqësueses franceze

‘Nuk dua që 2018 të jetë një vit unik, dua që të jetë një etapë më shumë mes viteve të tjerë po kaq unikë-ka deklaruar kohë më parë Kilian Mbape në lidhje me sukseset e këtij viti.

sfidanti.al