Kalimi i Higuain te Chelsea? Juventus duket se e miraton

Ditët e fundit në median italiane është folur për bisedimet mes Milanit dhe Celsit për një shkëmbim mes Gonzalo Higuain dhe Alvaro Moratës. janë këto bisedime që padyshim kërkojnë edhe ndërhyrjen e Juventusit duke qenë se Higuain ka kaluar te kuqezinjtë në formë huazimi.

Nga sa kuptohet, te Zonja e Vjetër duket se e shohin me sy të mirë një lëvizje të tillë pasi sipas drejtuesve të kësaj skuadre Celsi e ka më të lehtë të paguajë vlerën prej 36 milionë Eurosh të kartonit të sulmuesit argjentinas. Ajo që mbetet të kuptohet është se si do të veprojë Milani në bisedimet me drejtuesit e klubit londinez për këtë manovër të merkatos së transferimeve

Në këtë cështje ka disa detaje që  mund të konsiderohen një lloj pengese për mbylljen me sukses të kësaj tratative dhe për të cilat kërkohet zgjidhja. në këtë aspekt opsionet janë 2; në radhë të parë Milan e Celsi mund të bëjnë shkëmbimin mes lojtarëve në formën e huazimit 6 mujor, për të blerë kartonin e tyre në qershor. Opsioni i dytë është kalimi i Higuain te londinezët me huazim me Celsin që do të jetë i lirë të marrë vendimin per ta blerë apo jo përfundimisht atë dhe transferimi i Moratës te Milanit po me huazim por për një afat 18 mujor.

sfidanti.al