Veproi ashtu siç i takoi për rolin që ka dhe shiritin që mban në krah. Simon Kjer mund të quhet shpëtimtari i situatës në momentin e tmerrshëm të krijuar në fund të pjesës së parë të ndeshjes Danimarkë-Finlandë. Kapiteni danez vrapoi tek shoku i skuadrës, Kristian Eriksen, që ishte rrëzuar përtokë, dhe dha menjëherë ndihmën
