Ka një histori tashmë të lavdishme. Kombëtarja serbe e volejbollit të djemve numëron 25 medalje ndërkombëtare, nga të cilat plot 9 i ka vetëm në kampionatet europiane. Kjo traditë, e theksuar sidomos që nga vitet 90-të e deri më sot, po vazhdon pasi skuadra ballkanase eleminoi Ukrainën dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të Europianit.
