Ka një histori tashmë të lavdishme. Kombëtarja serbe e volejbollit të djemve numëron 25 medalje ndërkombëtare, nga të cilat plot 9 i ka vetëm në kampionatet europiane. Kjo traditë, e theksuar sidomos që nga vitet 90-të e deri më sot, po vazhdon pasi skuadra ballkanase eleminoi Ukrainën dhe u kualifikua për në gjysmëfinale të Europianit. Dy herë kampionë të Europës (2001, 2011), kampionë të Lojrave Olimpikë në 2000 në Sidnej dhe kampionë të Ligës Botërore në 2016 në Krakov, serbët ndeshën në një rezistencë të pamenduar ndaj ukrainasve.
Këta të fundit eleminuan Belgjikën në të tetat e finaleve, duke shkaktuar bujë, dhe kundër Serbisë ishin pranë fitores. Setet, në Pallatin e Sportit të Antverpenit në Belgjikë, ishin 21-5, 25-24, 25-22, 19-25, 15-9. Nga djemtë e trajnerit Sllobodan Kovaç u dalluan më shumë Atanasijeviç me 24 pikë, dhe Kovaçeviç me 21. “Nuk mund të lejojmë që ukrainasit të shkaktojnë çudinë”, – u shprehën volejbollistët serbë para ndeshjes, por për pak gjithçka u shpëtoi nga duart. Në gjysmëfinale, ballkanasit do të ndeshen me Francën, që mundi 3-0 Italinë.
Sfidanti.al