Në letër, e pohon edhe vetë që ka skuadra më të forta sesa të kaltrit. Roberto Mançini e ka të qartë se Italia nuk mund të quhet favorite e Europianit, edhe pse shkëlqeu në fazën eleminatore, ndërsa në finalet e qershorit do të marrin pjesë ekipe të tilla si Franca, Anglia, Portugalia apo Belgjika, pa harruar Spanjën, Gjermaninë dhe Holandën. “Ka edhe ekipe teorikisht më të mirë se ne, por synimi ynë është si gjithnjë maksimal, – tha Manço, që nisi grumbullimin duke bërë shaka e duke treguar anekdota të ish-trajnerit të tij tek Sampdoria, Vujadin Boshkov. “Gjëja më e vështirë për mua ishte shpallja e listës me 26 lojtarë”, – theksoi tekniku i kaltër. Katër lojtarë janë nga Juventusi, po katër nga Roma dhe nga Napoli. Interi i ndjek me 3 lojtarë, ndërsa nga dy lojtarë kanë Lacio, Atalanta, Napoli, Çelsi dhe Paris SG. Nga Milani është vetëm portieri Donaruma.
Ja lista e Italisë në Europian:
Portierë: Donaruma (Milan), Meret (Napoli), Sirigu (Torino); Mbrojtës: Açerbi (Lacio), Bastoni (Inter), Bonuçi (Juventus), Kielini (Juventus), Di Lorenco (Napoli), Palmieri (Çelsi), Florenci (Paris SG), Mançini (Roma), Spinacola (Roma), Toloi (Atalanta); Mesfushorë: Barela (Inter), Kristante (Roma), Jorginjo (Çelsi), Lokateli (Sasuolo), Pelegrini (Roma), Pesina (Atalanta), Sensi (Inter), Verrati (Paris SG); Sulmues: Beloti (Torino), Berardi (Sasuolo), Bernardeski (Juventus), Kieza (Juventus), Imobile (Lacio), Insinje (Napoli), Politano (Napoli).
Sfidanti.al