E thonë në Britani:Pochettino i kërkoi PSG të largohet

Mauricio Pochettino dëshiron të largohet nga Paris Saint Germain dhe këtë dëshirë ua ka komunikuar edhe drejtuesve të klubit. Lajmi u bë i ditur nga tabloidi britanik ‘Daily Mail’ që zbuloi disa të vecanta për të ardhmen e trajnerit argjentinas. Sipas këtij tabloidi, Pochettino në fakt informoi Leonardon dhe ndonëse ka një kontratë që e lidh me Paris Saint Germainin deri në verën e 2022, ai është i gatshëm të zgjidhë këtë kontratë dhe të largohet nga klubi transalpin përpara kohe

Mauricio Pochettino e mori drejtimin e Paris Saint Germainit në muajin janar, por nuk mundi ta drejtojë skuadrën drejt fitores së titullit në Ligue 1, por fitoi Kupën dhe Superkupën e Francës. Kampionatin PSG e mbylli në vendin e dytë, ndërsa në Ligën e Kampioneve u eliminua në gjysmëfinale .

Nëse ai do të mund të clirohet nga cdo detyrim me PSG, do të ishte I lirë të zgjidhte destinacionin më të preferuar. Pochettino është një prej kandidatëve për pankinën e Realit të Madridit, por ai mund të kthehet te Tottenhami, klubin që e drejtoi nga 2014 deri në 2019 dhe që është ende në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Jose Mourinhos. Gjithnjë sipas ‘Daily Mail’, Pochettino ka folur tashmë me Harry Kane për ta bindur sulmuesin që të qëndrojë te Hotspurs’.

Sfidanti.al