Sezoni futbollistik ka hyrë në finishin e tij, ndërkohë që disa klube, qysh tani, kanë vënë shampanjën që të ftohet në akull. Ekipet e futbollit në mbarë Evropën ndodhen në përfundim të kampionateve kombëtare dhe në disa prej tyre dihen, qysh tani, ekipet kampione që do të marrin pjesë në Ligën e ardhshme të Kampioneve.

