Benfika kthen dominimin në Portugali, por Europa …!

Rui Vitoria nuk i ka lënë gjë mangut parardhësit të tij. Karakteri fitues i Zhorge Zhezusit është “gjallë” tek Benfika, dhe klubi më i madh i Portugalisë doli përsëri kampion. Ishte titulli i dytë radhazi me Rui Vitorian, i 36-ti në histori dhe i katërti radhazi (dy të parët me Zhezusin). Skuadra e sotme vendosi një rekord të ri për klubin që nuk kishte dalë kurrë më shumë se 3 herë radhazi kampion. Mbetet për t’u barazuar rekordi i Portos së viteve 1995-1999 me pesë tituj pa ndërprerje.

Nuk qe e lehtë për Benfikën që t’ia dilte, pasi në verë dhe në janar u larguan shumë futbollistë. Renato Sançez, Guedes, Taliska dhe Gaitan nuk ishin më “në apel”, por sërish “shqiponjat” ia dolën. Në mungesë të “topçiut” kryesor, Zhonasit (32 gola vjet), golshënuesi më i mirë ishte greku Mitroglu, edhe pse jo në ato nivele. Ai realizoi 15 rrjeta, shumë më pask sesa Bas Dost i Sportingut, me 31, por u ndihmua nga Zhonas, Pici si dhe lojtarë të tjerë. Nuk dihet nëse kjo Benfikë do të arrijë të bëhet e madhe dhe në Europë si dikur në kohën e Euzebios, apo si Porto në vitet 1987 e 2004. Do të jetë shumë e vështirë, por trajneri Rui Vitorja do ta provojë në Champions.

Sfidanti.al