Ferguson:  Mançesteri duhet ta fitojë Ligën e Europës, pasi mungon Sevilja!

Trajneri legjendar i Mançester Junajtidit, ser Aleks Ferguson, konsideron se “djajtë e kuq” duhet të përqendrohen, tani, te Liga Evropës, një konkurrim, të cilin ata nuk e kanë fituar deri tani. Mançesteri, në fakt, po lufton në dy fronte, po përpiqet që ta mbyllë Premier Ligën angleze midis kater ekipeve më të mirë dhe të fitojë Ligën e Evropës. Këto janë dy mënyrat që ai të mund të arrijë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Gjatë tre viteve të kaluar, Ligën e Evropës e ka fituar Sevilja, kështu që Fergusoni, në formë shakaje, thotë se Mançesteri e ka më të lehtë që ta fitojë Ligën e Evropës.

“Ne, asnjëherë, nuk e kemi fituar Ligën e Evropës, as kupën UEFA. Kështu që, tani, kemi mundësi që ta bëjmë këtë. Kemi dëshirën e mirë. Nuk them se e kemi të lehtë, por kemi shansin e mirë”, thotë ai, duke shtuar se triumfi në Ligën e Evropës të çon në Ligën e Kampioneve. Ky duhet të jetë një motivim suplementar, ndërsa këtë vit nuk është as Sevilja”, vuri në dukje, duke qeshur, Fergusoni.

sfidanti.al