Zhordi Alba kritikon Luis Enriken dhe nuk e fal…

Luis Enrike, para disa javësh, vendosi që të luajë me tre stoperë dhe, kështu, vendin e tij në formacion e humbi mbrojtësi i majtë, Zhordi Alba. Ky futbollist,  gjatë viteve të fundit, ka qenë një pjesëtar standard në formacionin e parë të Barcelonës, por, tani, jo më. Alba nuk e fsheh faktin se është mjaft i zhgënjyer se, tani, ai ka një minutazh loje më të vogël te Barcelona dhe, në një intervistë në mediumet spanjollë, ai kritikoi trajnerin e ekipit katalonjas, Luis Enrike.

“Secili lojtar duhet të ketë një trajner që mund t’i japë atij një vetbesim suplementar dhe t’i bëjë komplimente gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve, kurse mua, momentalisht, më mungojnë këto gjëra te Barcelona. Kur isha lojtar standard në formacion, unë nuk jam ankuar asnjëherë, as nuk kam kërkuar shpjegime, kur humbisnin dhe as tani nuk e bëj këtë gjë. Të gjithë lojtarët duan që të luajnë sa më shumë kohë dhe unë jam një nga ata. E di që, vitet e fundit, unë kam qenë një lojtar standard, por nuk e kuptoj se çfarë ka ndryshuar tani”, thotë Alba.

sfidanti.al