Kombëtarja e Argjentinës ka arritur një fitore të rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”.
E këtë fitore e arriti në saj të një penalltie të cilën në gol e shndërroi Messi.
Kjo fitore është konsideruar si e rëndësishme për shkak të një kundërshtari jo të përshtashëm për kombëtaren argjentinase, siç është Kili, e cila ka arritur që ta mund në finale të Kupës së Amerikës Latine, pikërisht Argjentinën.
Goli për argjentinasit erdhi në minutën e 16.
Me këtë fitore Argjentina renditen në pozitën e tretë më 22 pikë, një më pak se Uruguai që është në pozitën e dytë