Cili ekip ka siguruar vendin në Ligën e Kampioneve?

Sezoni futbollistik ka hyrë në finishin e tij, ndërkohë që disa klube, qysh tani, kanë vënë shampanjën që të ftohet në akull. Ekipet e futbollit në mbarë Evropën ndodhen në përfundim të kampionateve kombëtare dhe në disa prej tyre dihen, qysh tani, ekipet kampione që do të marrin pjesë në Ligën e ardhshme të Kampioneve. Bajerni i Mynihut, tanimë, e ka mbrojtur titullin, ndërkohë që, shumë shpejt, në kampionatët më të fortë titullin mund ta fitojnë Monako, Benfika, Juventus, etj. Në Primeren spanjolle finishi do të jetë më shumë eksitues, pasi Barcelona ende ka shanse që ta kalojë Realin dhe ajo që është e sigurtt, është fakti se të dy ekipet, vjeshtën e ardhshme, do t’i shohim përsëri në Ligën e Kampioneve.

Ekipi aktual kampion i Evropës dhe Barcelona, tanimë, e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën të konkurrimit më elitar evropian, ashtu sikurse e kanë bërë këtë edhe edhe nëntë ekipe të tjerë: Benfika e Lisbonës,, Celsi, Monako, Barcelona, Bazel, Lajpcig, Real Madrid, Shahtjor Donjeck, Totenhem dhe Bajern i Mynihut. Nëse kihet parasysh se në këtë listë ndodhen vetëm klubet që, matematikisht, e kanë siguruar vendin në litë, atëherë, në këtë listë do të mund të përfshihen Juventusi, PSZH dhe Atletiko e Madridit që janë larg vetëm një hap mga faza e grupeve të Ligës së Kampioneve të arhshme.

Sfidanti.al