Adriana Lima: në mbrëmje gala pa të brendshme dhe…te dashur të ri?

Adriana Lima rishfaqet më sensuale se kurrë. Në javët e fundit modelja braziliane e Victoria’s Secret ka ndezur rrjetet sociale duke publikuar foto e video ku ajo ishte praktikisht nudo si për të festuar pashkët, ndërkohë që befasoi të gjithë edhe në mbrëmjen Met Gala ku qarkulluan zëra se ajo nuk kishte veshur të brendshme. Modelja braziliane në atë ceremoni kishte veshiur një fustan të Alberta Ferretit duke mos i lënë shumë vend imagjinatës. Por thashethemet -për bukuroshen Adriana Lima nuk ndalen këtu. Sipas mediave të specializuara të kronikave rozë, Adriana, që është ndare prej kohësh nga basketbollisti jaric, duket se ka gjetur një dashuri të re dhe bëhet fjalë për lojtarin e bejzbollit, Matt Harvey.

sfidanti.al