Çelsi beri edhe një hap tjetër drejt titullit të kampionatit të Premier Ligës angleze, duke mundur thellë
3-0 Midëllsboroun, ndërsa ky rezultat e zbriti ekipin e “Riversajdit” në ligën e dytë angleze. Shumë shpejt, u pa qartë se Midëllsborou nuk mund t’u bënte dot ballë në “Stemford Brixh”, megjithë përpjekjet, “bluve” të Londrës, kështu që lojtarët miq me kokën e ulur dhe sy të përlotur shkuan para tribunës, ku ndodheshin tifozët e tyre.
Tifozët e Midëllsborout që kishiun ardhur në Londër, i përjetuan me shumë emocione këto momente dhe, papritur, në “skenë” del trajneri i Celsit, Antonio Konte, që u soll si një xhentelmen i vërtete, duke i ngushëlluar lojtarët e ekipit kundërshtar dhe duke i përshdendetur tifozët e Midëllsborout që kishin ardhur në”Stemford Brixh”.
Sfidanti.al