Nga 31 në 34, Dani Alvesh synon të rrisë numrin magjik të trofeve

Është padyshim një nga lojtarët më të suksesshëm të të gjitha kohëve. Dani Alvesh vazhdon të jetë pavarësisht moshës së tij 34-vjeçare. Braziliani, tashmë i Juventusit, dëshiron që numri i tij magjik i trofeve të fituar të barazojë atë të viteve mbi shpinë, pra të jetë 34. Aktualisht, Dani ka 31 kupa të ndryshme, ndër të cilët 6 tituj kampion, 5 kupa të Spanjës, 5 Superkupa të Spanjës, 3 Champions, dhe 6 trofe të tjerë europianë, plus 3 kupa të botës me klubet. Alvesh ka edhe 3 trofe me Brazilin, një Kupë të Amerikës së Jugut, dhe dy Kupa të Konfederatave.

Juventusi ka mundësi të fitojë tre kompeticione, pasi ndodhet në vend të parë në Serinë A, do të luajë finalen e Kupës së Italisë ndaj Lacios në 17 maj, si dhe finalen e Championsit, Ai është pak më mirë se Lionel Mesi që ka 30 trofe, por mbetet prapa brazilianit Maksuell që ka arritur në 36, Rajan Gigs ka 35, ndërsa Zllatan Ibrahimoviç 32.

Sfidanti.al