Murinjo: Përse na kritikoni? Ne luajmë në Ligën e Evropës

“Djajtë e kuq” të Mançesterit janë favoritët kryesorë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në konkurrimet e UEFA-s. Trajneri i ManU-së, Zhoze Murinjo, ndërkohë, thotë se ekipi i tij nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga lufta për vendin e 4-t në Premier Ligën angleze që dihet se të çon në Ligën e ardhshme të Kampioneve. Sidoqoftë, opsioni tjetër i këtij klubi është që të arrijë të marrë pjesë në ligën më elitare evropiane, duke fituar Ligën e sivjetme të Evropës, pasi dihet se ai ekip që triumfon në këtë Ligë, e siguron direkt pjesëmarrjen në ligën më elitare evropiane.

“Deri sa ekziston mundësia, nuk ka vend për shqetësime. Madje, edhe sikur të dalim jashtë garës për vendin e 4-t në Premier Ligë, ne kemi shanse që të arrijmë në Ligën e Kampioneve përmes Ligës së Evropës. Prandaj, askush nuk duhet të na kritikojë. Deri sa të kemi shanse, ne do të luftojmë”, vuri në dukje strategu portugez.

sfidanti.al