Meidumet britanikë kanë disa ditë që publikojnë lajmin se, vitin e ardhshëm, Shoqata e Futbollit të Anglisë (FA) planifikon që të provojë rregullin e ri re përjashtimit ose të nxjerrjes përkohësisht jashtë të lojtarëve nga fusha, por jo në ligat kryesore, por në divizionet e niveleve të ulta. Fjala është për një rregull të ri, sipas të cilit, lojtarëve që do të kryejnë faulle, nuk do t’u nxirret kartoni i verdhë, por do të nxirren 10 minuta nga loja si dënim.
Ka shumë mundësi që kjo risi të aplikohet, vitin e ardhshëm, në divizonet e ulta angleze, si edhe në futbollin e femrave. FA-ja do të anulojë dënimin aktual me gjobë prej 10 sterlinash për çdo karton të verdhë për të gjithë ekipet që do të marrin pjesë në projektin e ri.
Sfidanti.al