Grizhman i kalon topin poshtë këmbëve Mançesterit

Antoine Griezmann mund ta refuzoj transferimin te Manchester United, kjo nuk është një finte.

Antoine Griezmann, ylli i  Atletico Madridit, është i gatshëm të refuzojë transferimin në Manchester United, nëse skuadra angleze nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, shkruan “The Sun”

Griezmann konsiderohet si objektivi kryesor i ekipit nga Old Traffrod. Por, ai dëshiron të luajë në garën elite të klubeve evropiane, përcjell Express.

Kurse, Manchester United rrezikon të mos kualifikohet në garën më prestigjioze evropiane për shkak se gjende në pozitën e gjashtë në tabelë.

Por, kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ‘Djajtë e Kuqë’ mund ta arrijnë nëse triumfon në Europa League.