Skuadra e famshme gjermane, e cilësuar për më shumë se një dekadë (e madje për gati 30 vjet) si sfidantja e denjë dhe e vetme e Bajernit, e ka arritur më në fund kulmin e saj. Borusia e Dortmundit u ngjit në krye të renditjes së Bundesligës pas javës së 22-të me fitoren 1-0 në
Çelsi krijon rastet, por Dortmundi fiton!
Kështu është edhe Championsi, dhe kështu është futbolli në përgjithësi. Kur një ekip nuk është i qetë, edhe kur ka talent pa fund, nuk arrin të realizojë gjënë kryesore, pikërisht golin. Kjo i ndodhi Çelsit që në “Signal Iduna Park” zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, krijuan shumë raste për shënim, por sërish dolën të
Champions, Çelsi udhëton në Gjermani me 600 milionë euro përforcime!
Një pasuri e vërtetë në udhëtim. Europa ndoqi me vëmendje fluturimin e skuadrës së Çelsit nga Londra në Dortmund, ndërsa në aeroplan ishin yjet e marrë kohët e fundit për 600 milionë paundë. Kurrë më parë nuk ka ndodhur një gjë e tillë, dhe kjo u theksua shumë nga mediat në prag të duelit të
Dortmundi duket “shend e verë, lufton në kupë e kampionat!
Borusia e Dortmundit siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Skuadra verdhezi mundi në transfertë 1-2 Bohumin, duke hedhur një hap të rëndësishëm në turneun e dytë për nga rëndësia në futbollin gjerman. Emre Xhan shënoi i pari për Borusian, ndërsa mesfushori me origjinë turke ia dedikoi golin pikërisht viktimave të tërmetit. Vendasit barazuan
Dortmundi e nis mbarë sezonin, por a mund ta sfidojë Bajernin në Gjermani?!
Ky edicion nis më shpejt sesa në të kaluarën. Në nëntor e dhjetor zhvillohet Kupa e Botës në Katar, ndaj edhe futbolli europian nxiton, dhe i pari nga vendet e mëdha ishte Gjermania. Në shtetin kontinental filloi sezoni i Kupës dhe ndeshjen e parë e luajti Borusia e Dortmundit. Verdhezinjtë e trajnerit Marko Roze ishin
Vjen Klasikja gjermane, Bajerni del kampion nëse mund Dortmundin
Është një ndeshje e rëndësishme, që këto kohë e kanë të vështirë ta paraqesin si të madhe. Bajern-Dortmund ka qenë një Klasike e vërtetë kur Borusia udhëhiqej nga trajneri si Otmar Hicfeld apo Jurgen Klop, ndërsa sot diferenca është shumë e madhe. Gjithsesi, interesimi për sfidën në Mynih është i madh, dhe Bajerni mund të
Ja pra që Dortmundi edhe pa Halandin mund ta sfidoka Bajernin!
Trajneri Marko Roze bëri shaka kur u pyet për garën për titull. “Për ju, gazetarët, – tha ai, – kjo shprehje, gara për titullin, është një temë shumë interesante. Padyshim, që është diçka e bukur të flasësh për titullin, por ne nuk kemi lindur dje. Ju e keni ndjekur sezonin tonë, dhe jo gjithnjë kemi
Çfarë “druri” Dortmundit për 9 golat në Europë dhe Bundesligë!
Qendërmbrojtësi me shumë përvojë, Mats Humels, nuk mundi ta përmbante veten dhe i kërkoi falje tifozëve. Borusia e Dortmundit tregoi edhe një herë tjetër anën e saj plotësisht fëminore kur u dërrmua në “Signal Iduna Park” 2-4 nga Gllazgou Rejnxhërsi në Ligën e Europës. Kjo gjë ndodhi jo shumë ditë pasi verdhezinjtë pësuan një humbje
Rojs vesh “kostumin” e Halandit, Dortmundi shkon nga turpi te shpresa!
Ishte mënyra më e mirë për të lënë pas katastrofën 2-5 ndaj Leverkusenit javën që vjen dhe për t’u përgatitur për duelin me Gllazgou Rejnxhërsin në Ligën e Europës. Borusia e Dortmundit fitoi 3-0 në Berlin ndaj Unionit, edhe pse nuk pati në ekip sulmuesin kryesor, Erling Haland. Marko Rojs shënoi dy gola dhe Rafael
Klubi misterioz i Zyles qenka Dortmundi? Përse shkoi ai atje?!
Një lojtar i kombëtares gjermane është gjithnjë “mall i klasit të parë”. i tillë edhe Niklas Zyle, në një moshë shumë të përshtatshme për të qenë në majat, që vesh fanelën e Bajernit legjendar të Mynihut, dhe që kërkohet nga aq shumë admirues si Çelsi, Barcelona, Real i Madridit e Njukasëlli, por që mori një