Skuadra e famshme gjermane, e cilësuar për më shumë se një dekadë (e madje për gati 30 vjet) si sfidantja e denjë dhe e vetme e Bajernit, e ka arritur më në fund kulmin e saj. Borusia e Dortmundit u ngjit në krye të renditjes së Bundesligës pas javës së 22-të me fitoren 1-0 në Hofenhajm. Brant shënoi në 43’, madje duke goditur me shpinë, dhe Borusia arriti një fitore tepër të vështirë, veçse të merituar. Skuadra e drejtuar nga trajneri Terziç pati 56 për qind mbajtje të topit, si dhe 19 gjuajtje drejt portës ndaj 12 të vendasve, nga të cilat 12 në kuadrat (5). Dortmundi kryeson tabelën me 46 pikë ndaj 43 të Bajernit dhe Unionit të Berlinit. që kanë nga një ndeshje më pak dhe që do ta luajnë pikërisht me njëri-tjetrin nesër në Mynih.
Sfidanti.al