Napoli nuk ndalet edhe me 10 lojtarë, Ismajli shkakton autogol!

Nuk ka të ndalur skuadra e Luçiano Spaletit dhe ja ku kaloi me sukses edhe provën në fushën e Empolit. Titulli në Serinë A duket si një formalitet tashmë me 65 pikë ndaj 47 të Interit, ndërsa duhen edhe 14 javë deri në përfundim. Napoli fitoi 2-0 me të dy golat të shënuar shpejt e shpejt, që në 28 minutat e para. Për fat të keq, goli i parë ishte një autogol i Ardian Ismajlit në 17’, ndërsa të dytin e shënoi Viktor Osimhen. Për napolitanët vazhdojnë fitoret njëra pas tjetrës, në Serinë A dhe në Champions.

Sfidanti.al