Majk Tajson: Tajson Fjuri do të dominojë boksin për shumë vjet!

Legjenda e këtij sporti shkoi në Arabi për të ndjekur ndeshjen e Tomi Fjurit me Xhek Polin, dhe aty takoi vëllain e Tomit, Tajson Fjurin. Anglezi shtatlartë dhe veteran është kampion i botës në një kategori, ndërsa do të ndeshet shpejt me ukrainasin Oleksandr Usik, që ka tre brezat e tjerë të artë të peshave të rënda të boksit profesionist. “Tajson Fjuri do të dominojë boksin për shumë vite, – thotë “Majku i Hekurt”, – ai i ka të gjitha cilësitë e një kampioni. Mendoj se nuk do të ketë problemet që pati Entoni Xhoshua me Oleksandr Usikun”.

Sfidanti.al