Është njëri prej tyre që i ka njohur dy ekipet. Mbrojtësi i krahut nga Portugalia ka qenë pjesë e Mançester Sitit për një kohë të gjatë, ndërsa tani ka kaluar në huazim tek Bajerni i Mynihut. Duke folur për dy skuadrat, duke bërë një krahasim, Kanselo thotë se Siti dhe bavarezët i duken skuadra njëlloj të forta, dhe beson se kanë shanse të barabarta për të fituar Championsin. Të dyja skuadrat po hasin vështirësi këtë sezon në kampionatet e tyre, sidomos Siti pasi Arsenali është në krye, ndërsa Bajerni ka pikë të barabarta me Dortmundin deri në ndeshjet e kësaj jave. Kanselo gjithsesi beson se skuadra e tij do të arrijë ta fitojë Bundesligën.
Sfidanti.al