Champions, Çelsi me ndryshime, por Dortmundi mbetet njësoj!

E gjithë vëmendja e Champions League shkon në “Stanford Bridge” ku luhet dhe ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes, ajo mes Celsit dhe Borusia Dormund. Gjermanët fituan 1-0 në sfidën e vajtjes…. Tek anglezët, jashtë është Thiago Silva dhe Mount, në dyshim është Rice James. Shumë mungesa për Blutë e Londrës, që duhet të bëjnë në këtë sfidë pa kapitenin Tiago Silva dhe Mezon Maund në sulm. Ndërkohë, në dyshim është edhe Ris Xhejms. Trajneri Poter nuk heq dorë nga moduli 3-4-2-1 me Havertz të natyralizuar si sulmues qëndre. Pas tij do të luajnë Stërling dhe Zhoao Feliks. Titullar edhe Enzo Fernandez, blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit. Ndryshe nga Chelsea, pa mungesa të rëndësishme zbret në “Stanford Bridge”, Borusia e Dortmundit. Nuk ndryshon fortmacionin fitues trajneri Terzic. Haller sërish titullar në vijën e parë të sulmit, ndërsa pas tij luajnë në krahë, kapiteni Rojsh dhe Julian Brand.

Sfidanti.al