Angli, kthehen përleshjet mes tifozëve ultras, një person humbet jetën

Pas afro tre dekadash në Angli ka nisur sërish të flitet me shumë shqetësim për huliganët e futbollit. Shkak është bërë vdekja e një tifozi pas një sherri mes ultrasve në një pab pas ndeshjes së Championship mes Blekpulit dhe Bërnleit. Mediat angleze raportojnë se një 55 vjeçar me emrin Toni Xhonson vdiq në spital si pasojë e dhunës që shfaqet në këtë video. Sherri nisi në brendësi të pabit “Manchester Bar” në Blekpul dhe më pas u zhvendos në rrugë. Kjo nuk është ngjarja e parë e dhunës mes tifozëve të futbollit anglez, por vdekje nuk ishin regjistruar prej shumë vitesh. Huliganizmi në futboll ka qenë një problem i madh në Angli gjatë viteve 80 dhe fillimin e viteve 90’. Atëherë ndërhuri kryeminitrja Margaret Theçer që ashpërsoi ligjet dhe përjashtoi skuadrat angleze nga Kupat e Europës.

Sfidanti.al