Italia do të luajë ndaj Argjentinës dhe Anglisë në muajin mars në dy ndeshje miqësore dhe në pankinë në rolin e trajnerit të komanduar do të jetë tekniku i përfaqësueses U21, Luixhi Di Biaxho. Ky i fundit ka shkaktuar befasinë teksa ka vendosur të kthejë në skuadër Xhanluixhi Bufon, Xhorxho Kielinin e sidomos Mario Balotelin.
