Juventus do t’i duhet të përballlet me totenhemin në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, ndërsa portierit Bufon do t’i duhet të bëjë me Herri Kejn, sulmuesi që ka shënuar më shumë gola për këtë vit duke lënë pas binomin Mesi-Ronaldo. Gjithsesi legjenda e Juventus nuk është i papërgatitur për këtë duel duke qenë se e respekton kundërshtarin e tij.
‘Kejn është një bomber i vërtetë nuk kam asnjë dyshim për këtë-tha Bufon për tabloidin ‘Daily Mirror’-cdo futbollist duhet të punojë për t’u përmirësuar,, por janë ca gjëra që nuk mund të mësohen. Instinkti natyral i shënimit të golit është një talent që nuk e ka cdo kush. Gjatë karrierës sime kam parë lojtarë si Ronaldo, Kristiano Ronaldo, Inxagi e Batistuta që e kanë këtë instinkt dhe Kejn e zotëron këtë aftësi. Kejn është aktualisht një prej lojtarëve më të mirë, por unë nuk e kam frikë
Përsa i përket objektivit për Ligën e kampioneve, Bufon shtoi: ‘Me Totenhemin na presin dy ndeshje shumë të vështira. Kejn do të jetë një kërcënim i madh, por jo i vetmi problem. Unë dua të fitoj Ligën e Kampioneve, është ëndrra ime. Nuk ia lejoj vetes të vihem në presion, por sidoqë të jetë suksesi në këtë kompeticion mbetet një objektiv madhor’
Sfidanti.al