Montela nis aventurën spanjolle; prezantohet te Sevija

Vinçenco Montela nis zyrtarisht aventurën në pankinën e Sevijës. Trajneri italian ka bërë prezantimin e tij te klubi andaluzian me të cilin ka nënshkruar një kontratë që skadon në verën e vitit 2019

‘Falenderoj presidentin dhe klubin për mundësinë që më dhanë që të punoj këtu-tha Montella gjatë prezantimit-më pëlqen ideja e njohjes së shpirtit të këtij qyteti të kësaj skuadre. Objektivi im është që të fitoj akoma më shumë si trajner dhe Sevija është klubi ku do të mund të transmetoj të gjitha idetë e mia’

Por më parë Montela duhet të gjejë rcetën e duhur për të ringjallur Sevijën që është e pesta në kampionat me 2 pikë më pak se Reali i vendit të katërt, por me një ndeshje më shumë dhe që vjen me një bilanc prej 2 humbjesh dhe 1 barazim në 3 ndeshjet e fundit

‘Nuk kam pasur mundësinë të shoh ndeshjet e fundit, por është pikërisht kjo gjëja e parë që do të bëj sespe dua të shoh se cfasrë ka ndodhur nëjavët e fundit-vijoi montela-Mendoj se Sevija duhet të luajë me shpirt e pasion. Ky do të jetë objektivi im i parë’.

Sfidanti.al