Donaruma pas barazimit me Fiorentinën: ‘Reaguam shumë mirë

Milani arriti të marrë një pikë në ‘Artemio Franchi’  ndaj Fiorentinës teksa barazoi 1-1. Një prej protagonistëve të kësaj sfide, Xhanluixhi Donaruma foli pas përfundimit të kësaj ndeshjeje ku Fiorentina shënoi e para, ndërkohë që Milani barazoi shumë shpejt.

‘Ishte një reagim shumë i mirë, u treguam të zotët-tha Donaruma-100 ndeshje për mua? Një arritje e rëndësishme që më bën të ndihem krenar. Pritjet e mia në ndeshjen me Fiorentinën? Dalja përballë Simeones ishte më e vështira, por duhet të falenderoj skiadrën që më ndenji pranë’.

Ditët e fundit Donaruma pushtoi faqet e para të mediave sportive në Itali pasi u fol për një largim të mundshëm nga Milani. I oyetur në lidhje me zërat e merkatos, Donaruma u përgjigj: ‘Kam edhe 4 vjet kontratë dhe këtu nihem mirë. Nuk kam cfarë të them më tjetër’

Sfidanti.al