Çelsi hidhet në veprim; i ofron Hazardit rritje të pagës me 50%

Çelsi reagoi pas deklarataës së babait të Eden Hazard, Tierri i cili tha se futbollisti nuk e ka rinovuar kontratën me Blutë pasi është në pritje të një oferte nga Reali i Madridit. Sipas të përditshmes ‘The Telegraph’, kampionët e Anglisë filluan menjëherë bisedimet me agjeëntët e futbollistit për t’I ofruar nje rritje të Pagës me 50% në 20 milinë Euro në vit që do të thotë se Hazard do të përfitojë 300 mijë Paund në javë për t’u bëtë futbollisti më i paguar i Premier League duke e lënë pas Pogba që përfiton  290 mijë Paund në javë.

Eden Hazard ka me Çelsin një kontratë që skadon në vitin 2020 dhe Çelsi kërkon zgjatjen e saj për të penguar transferimin e mesfushorit belg tek Reali i Madridit i cili prej kohësh e ka vënë atë në shënjestrën e tij. Gjatë verës së këtij viti, Los Blancose shfaqën nme frioce interesin për Hazard dhe ishte gati t’i ofronte deri në 12 milionë Euro në sezon, shifër që është larg asaj prej 20 milionësh të ofruar nga Çelsi. Kjo edhe për faktin se te Reali askush nuk dëshiron të prishë hierarkinë e lojtarëve përsa u përket pagave. Për më tepër, Realit do t’i duhet të bëjë një investim të madh për Hazard, vlera e të cilit shkon 100-120 milionë euro.

Sfidanti.al