Ronaldo planifikon te ardhmen: Kur të tërhiqem dua të realizoj filma

Kristiano Ronaldo e ka të qartë se cfarë dëshiron të bëjë në momentin që do të deklarojë tërheqjen nga futbolli. Ai është rrëfyer në një intervistë me Alesandro Del Pieron duke treguar planet e tij për të ardhmen kur të jetë jashtë fushave të gjelbra të futbollit

‘Në këtë moment jam i përqendruar te futbolli i luajtur-tha Ronaldo- e di që do të vijë momenti kur do të më duhet ta lë këtë sport. Por deri në atë moment dua të argëtohem. E di shumë mirë që kur të tërhiqem nga futbolli do tëbëjë një jetë të mirë dhe nuke them këtë sepse kam shumë para, e them sepse do të provoj gjëra të reja. Përshembull dua të [rovoj të realizoj filma. Për më tepër kam edhe bizneset e mira. Dua të mësoj të bëhem një njeri i biznesit, fillova të planifikoj të ardhmen time kur isha 27-28 vjec. Kam një skuadër shumë ë mirë. Shumë persona që punojnë në bizneset e mia më ndihmojnë për të realizuar proekte interesante’

Sfidanti.al