Telashe per Benfikën; hetohet për blerje të ndeshjes

Shfaqen telashet në horizont për Benfikën. Policia Gjyqësore në Portugali ka nisur hetimet rreth disa futbollistëve të Rio Aves të cilët ishin paguar që humbisnin ndeshjen me Benfikën e zhvilluar në datën 23 prill të 2016, disa javë përpara se kjo skuadër të fitonte titullin në Portugali.

Sipas asaj që publikon ‘Correio da Manhã’,  Benfika , nëpërmjet disa emisarëve të tij u ka dhënë para 4 futbollistëve të Rio Aves përpara ndeshjes e cila u mbyll me fuitroen 1-0 të Benfikës me gol të Raul Himenez.

Autoritetet filluan të dyshonin për Benfikën pas ndeshjes së zhvilluar në 21 tetor pikërisht mes Rio Aves dhe Feirneses. Në atë ndeshje ra në sy numri i lartë i basteve të vëna. Katër futbollistët që dyshohen se janë përfshirë në të gjithë këtë histori janë: kasio, Marselo, nadxhak dhe Roderik Miranda.

Sfidanti.al