Xhanluixhi Bufon dhe Ilaria D’Amiko perfituan nga keto dite per te udhetuar drejt Mauritius e shijuar pushimet pa pranine e femijeve. Revista e perjavshme ‘Chi’ ka publikuar disa foto te ciftit duke u relaksuar nen rrezet e diellit.
Ne foto shfaqet gazetarja sportive teksa nxjerr ne pah fizikun e saj ndersa Buffon tregon muskulaturen e tij. Por nuk mungojne as castet pasionale me portierin qe nuk i kursen puthjet me ate qe sipas zerave, veren e ardhshme do te jete bashkeshortja e tij.
Larg impenjimeve perkatese Bufon dhe D’Amiko po rimarrin energjite perpara se te nisin projektet e tyre te ardhshme. Sipas ‘Chi’, Bufon qe ka deklaruar terheqjen nga futbolli, mund te beje nje hap prapa ne kete aspekt dhe te vazhdoje te Juventusi nese ky i fundit do te fitoje Ligen e Kampioneve. Ndersa Ilaria D’Amiko mund te jete ne Festivalin e Sanremos ne rolin e moderatores se katert.
Sfidanti.al