Zidan: Real Madrid pa Ronaldon? Nuk e imagjinoj dot

Ditet e fundit jane shtuar shume zerat per nje largim te Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit pasi futbollisti ndihet i tradhtuar nga Florentino Perez. Ai qe ka menduar te nderhyje ne kete histori dhe te thote fjalen e tij eshte trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedin Zidan.

‘Nuk e imagjinoj dot Realin e Madridit pa Kristiano Ronaldon-tha Zidan-e kam thene disa here, Ronaldo eshte te skuadra e duhur. Tifozet e Realit ne mbare boten duan qe ai te qendroje. Nese ai kerkon te paguhet me shume duhet t’ia komunikoje klubit, nuk jam une ai qe duhet te flase per kete ceshtje. Kristiano duhet te mendoje vetem per futbollin sic ka bere gjithnje’.

Sfidanti.al